Mon, Jul 14, 2025

Parashikimi i horoskopit 14 korrik, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

  • PublishedJuly 14, 2025

Parashikimi i horoskopit 14 korrik, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi

Ndjenjat në çift janë të forta, por përsëri nuk është e mjaftueshme. Do të keni kontakte të shpejta dhe fitimprurëse. Nëse i keni mbyllur punë e javës, vazhdoni përpara me veprimtari të tjera.

Demi

Hëna e zellshme do të jetë në anën tuaj, ndërsa Venusi ju rekomandon blerjen e sendeve të shtrenjta, duke ju bindur se prestigji dhe suksesi ecin krah për krah. Në punë do të jeni energjikë.

Binjakët

Nëse jeni të dashuruar, do të shkoni pak përtej arsyes. Do të bëni sjellje të çuditshme, do të bëni deklarata dramatike, do të argoni ëmbëlsi të pakufishme për personin që ju tërheq.

Gaforrja

Hëna do të jetë e heshtur dhe Venusi do të jetë tekanjoz, nesër dashuria nuk ecën. Ndërkaq ju ngushëllon dyshja Diell-Pluton, garantuese të një atmosferë miqësore dhe të shndritshme.

Luani

Venusin do ta keni kundra, por nuk ju sjell ndërlikime. Do të jeni të lumtura dhe të kënaqur, aq sa të ndryshoni qëndrim duke iu hapur dhe dëgjuar nevojat dhe dëshirat e partnerit.

Virgjëresha

Keni një familje të dashur dhe fëmijët të mirë, por ju mungon diçka dhe madje shumë, një person nga e kaluara, që ende nuk arrini ta harroni. Është e nevojshme të ndryshoni menjëherë dietën.

Peshorja

Në çift do të jeni të lumtur dhe të kënaqur, si në përralla. Do të vendosni të ndërmerrni një udhëtim në minutën e fundit, për të festuar një përvjetor dashurie ashtu siç duhet.

Akrepi

Do të keni momente magjike në punë, ku çdo gjë ecën në përsosmëri. Është dita ideale për ata që merren me modën, bukurinë, por edhe për ata që punojnë për marrëdhëniet me publikun.

Shigjetari

Venusi dhe Hëna janë të gatshëm që t’ju inkurajojmë dhe t’ju japin një dozë vetëbesimi! Do të keni marrëdhënie të qetë me ambientin që ju rrethon. Pas një sqarimi, jeta në çift do të bëhet më e ëmbël.

Bricjapi

Revolucionarë të zemrës, synoni harmoninë që zbut mosmarrëveshjet. Dëshirat shumëfishohen nga Venusi, kështu që në modë dhe produkte kozmetike do të bëni shpenzime të mëdha.

Ujori

Do të keni krijimtari të shkëlqyeshme në punë. Nën drejtimin tuaj, edhe gjëja më e parëndësishme ka personalitet. Me kolegët formoni një ekip të ngushtë, që beson te bashkëpunimi.

Peshqit

Të pakënaqur nga Hëna, si edhe me Venusin e burgosur në shtëpinë tuaj të dymbëdhjetë, për nesër nuk bëhet fjalë për aventura dashurie! Si kompensim, mbështetja e Diellit dhe Plutonit hap rrugën.