Partnerja e Mevlanit i përgjigjet Livias: Ke zgjedhur të jetosh në jetën time
Ornela Murati, partnerja aktuale e Mevlan Shabës, ka reaguar me tone të forta në një postim në Instagram, i cili duket të jetë një përgjigje e drejtpërdrejtë për Livian, ish-partneren e Mevlanit. Në një mesazh të qartë dhe ironik, Ornela shkruan:
“Më vjen keq që jeta jote është kaq bosh sa ke zgjedhur të jetosh në timen. Kur një grua e pavlerë kërkon vëmendje, vetëm bëhet reklamë për nivelin e saj.”
Ajo vijon duke thënë se personi që përpiqet ta mallkojë, harron se ajo ka diçka që tjetra nuk do ta ketë kurrë, ndërsa e konsideron “qesharake” mendimin se ajo mund të fitojë në këtë situatë. Në fund, Ornela përmend se është dikush “që e mbron dhe i jep atë që meriton”, duke nënkuptuar qartë se ndodhet në një pozicion më të qëndrueshëm dhe të sigurt në raportin e saj aktual me Mevlanin.