Mon, Jul 14, 2025

Spiropali: Jurisprudenca e GJK, udhërrëfyes për shtetin e së drejtës dhe integrimin europian

  • PublishedJuly 14, 2025

Spiropali: Jurisprudenca e GJK, udhërrëfyes për shtetin e së drejtës dhe integrimin europian

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mori pjesë sot në prezantimin e vëllimit të dytë të udhërrëfyesit për jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar si një kontribut të rëndësishëm në forcimin e shtetit të së drejtës dhe një mbështetje për proceset demokratike të vendit.

Në fjalën e saj, Spiropali u ndal te rëndësia e këtij momenti për Shqipërinë, duke theksuar se vendi ndodhet në një fazë kyçe në rrugëtimin drejt integrimit europian dhe konsolidimit të institucioneve demokratike.

Ajo vlerësoi gjithashtu rolin e Gjykatës Kushtetuese si institucion themelor në ruajtjen e rendit kushtetues dhe garantimin e të drejtave themelore.

Sipas saj, dokumenti sjell jo vetëm vlera njohëse për konsistencën e vendimmarrjes së gjykatës, por edhe dobi praktike për juristët, institucionet dhe ligjvënësit.

Elisa Spiropali: Shqipëria ndodhet sot në një momentum të rëndësishëm historik në rrugëtimin drejt forcimit të institucioneve demokratike, anëtarësimin ne familjen europiane dhe rritjen e prestigjit ndërkombëtar. Nga të gjithë ne kërkohet që të bashkëpunojmë në këto procese.

Vëllimi i dytë i udhërrëfyesit të jurisprudencës të Gjykatës Kushtetuese është një dokument i rëndësishëm me vlera njohëse për konsistencën e vendimmarrjes së gjykatës, përmbajtjen dhe cilësinë e vendimeve të saj si edhe me dobi praktike.

Vendimet e GJK janë edhe një kontribute të forcimit të shtetit të së drejtës në tërësi. Ky vëllim vijon punën e nisur me botimin e parë dhe ofron në instrument të vlefshëm për kuptimin, analizën dhe zbatimin e vendimeve kushtetuese në praktikën institucionale dhe ligjore të vendit tonë.