Mon, Jul 14, 2025

Ulja e çmimit të biletave, Partizani kërkon mbështetjen e tifozëve në “Air Albania”

  • PublishedJuly 14, 2025

Ulja e çmimit të biletave, Partizani kërkon mbështetjen e tifozëve në “Air Albania”

Kalju nuk rezultoi aspak një rival i lehtë për Partizanin. Estonezët patën një dominim të lehtë në shtëpinë e tyre, ndërsa të kuqtë u larguan me barazim 1-1 nga “Kadrioru Stadium”. Partizani e vlerëson në maksimum ndeshjen e kthimit në “Air Albania”.

Për këtë ka vendosur të ulë çmimet e biletave, ndërsa pret mbështetjen maksimale të tifozëve. Biletave në tribunën E, që zakonisht kushtojnë 1000 lekë të reja, tashmë u është vendosur çmimi 800 lekë. Në tribunat pas porte është parë çmimi 500 lekë, teksa për këtë takim u preferua 400 lekë.

Biletat mund të sigurohen “online”, por edhe fizikisht te biletaria e stadiumit “Selman Stërmasi”. Qiraja e “Air Albania” është edhe më e larta nga stadiumet shqiptare, megjithatë klubi i kuq kërkon që të ketë mbështetje maksimale nga baza e tifozëve në kryeqytet. Partizani duhet t’i luante në “Elbasan Arena” ndeshjet e vitit të kaluar në Europë. Ky është rikthim, pasi hera e fundit rezulton ndaj Atletik Eskaldes, më 1 gusht 2023. Asokohe Partizani fitonte 4 me 1.


AlbaniaWeb.net