Kontratë deri në vitin 2035, Bilbao “blindon” Nico Williams
Pas njoftimit, vjen nënshkrimi. Nico Williams firmosi një rinovim historik me Atletico Bilbao sot në San Mamés, teksa do të qëndrojë te kjo skuadër deri më 30 qershor 2035.
Kjo kontratë e paprecedentë në historinë e futbollit, tetë vjet shtesë nga marrëveshja e mëparshme, u nënshkrua në prani të Presidentit Jon Uriarte, Drejtorit të Përgjithshëm Mikel González, vëllait dhe kapitenit të tij Iñaki Williams, dhe nënës së tij María Arthuer, ambasadore për 125-vjetorin e klubit.
“Ne kemi qëllime ambicioze, si Liga e Kampionëve, dhe dua t’i arrij ato me klubin e jetës sime”, tha Nico.