Wed, Jul 16, 2025

Nga dënimi tek triumfi, Jannik Sinner “rrëfen” emocionet pas suksesit në Wimbledon

  • PublishedJuly 15, 2025

Nga dënimi tek triumfi, Jannik Sinner “rrëfen” emocionet pas suksesit në Wimbledon

“Jam akoma duke ëndërruar”, kështu e ka nisur postimin e tij në profilin në Instagram, kampioni i Wimbledon, italiani Jannik Sinner. Suksesi i tij ndaj Carlos Alcaraz, viojon ende të bëjë jehonë në botën e tenisit. Nëpërmjet këtij postimi Sinner ka dashur të falenderojë të gjithë ata që ishin mbështetësit e tij kryesorë përgjatë këtij rrugëtimi.

Sigurishtu nuk mund të mungonte edhe një mirënjohje tepër e veçantë për rivalin e tij në fushë, por mikun e tij jashtë fushe, Carlos Alcaraz: “Një tjetër betejë e madhe, Carlos Alcaraz. Respekt për ty, mik. Këto janë betejat për të cilat jetojmë. Tani për ndeshjen tjetër. Faleminderit.”

Jannik Sinner, pas fitores në Wimbledon, ka folur për një periudhë shumë të vështirë për shkak të çështjes së dopingut që përfshiu si atë, ashtu edhe Iga Świątek, fituesen e turneut femëror. Të dy ishin pezulluar më herët (Sinner për Clostebol dhe Świątek për Trimetazidinë), por autoritetet pranuan se bëhej fjalë për kontaminim të paqëllimshëm.

Sinner tha se kishte folur me Igën dhe e kishin festuar fitoren në mënyrë edhe më të veçantë për shkak të asaj që kishin kaluar. Ai iu përgjigj edhe një kritike nga Nick Kyrgios, i cili e kishte vënë në dyshim fitoren me një postim ironik. Sinner tha se vetëm ai dhe njerëzit pranë tij e dinë çfarë kanë kaluar muajt e fundit.

Pas finales kundër Alcaraz, Sinner tregoi se se Wimbledon është turneu më i rëndësishëm për të, duke e quajtur këtë fitore momentin më të veçantë të karrierës së tij në tenis.


AlbaniaWeb.net