Tue, Jul 15, 2025

Osimhen, Calhanoglu e Vlahoviç, 3 “rebelët” që po tronditin Serie A

  • PublishedJuly 15, 2025

Osimhen, Calhanoglu e Vlahoviç, 3 “rebelët” që po tronditin Serie A

“Osimhen, Calhanoglu dhe Vlahoviç, 3 rebelët që po tronditin Serie A me kontrata dhe hakmarrje”. Me këtë fjalë e nis artikullin e sajë Corriere della Sera, duke u ndalur te situata e 3 futbollistëve që po mbajë “peng” 3 ekipet “big” si Napoli, Inter dhe Juventus.

Nigeriani mbetet një “patate e nxehtë” në dorën e De Laurentiis. Sulmuesi dëshiron vetëm Gallatasary, por për momentin mes dy shoqërive nuk ka ende një akord. Të hënën, Osimhen duhet të ishte në Napoli për t’iu nënshtruar kontrolleve mjekësore, ashtu si pjesa tjetër e ekipit, por nigeriani gjeti një justifikim duke mos u paraqitur. Osi po ushtron presion në këtë mënyrë ndaj Napolit, për të bindur De Laurentiis ta lë të lirë për të vijuar karrierën te Gallatasary.

Në një situatë jo të mirë ndodhen edhe dy klubet e tjera, Inter dhe Juve. Zikaltërit duhet të kujdesën për një çështje të nxehtë, atë të Hakan Calhanoglu. Marotta dhe Ausiolo presin që Calhanoglu t’i bashkohet më 23 korrik, 3 ditë përpara grumbullit zyrtar, më shpresën që regjisori do të qëndrojë edhe pse ky i fundit vijon të flirtojë me Gallatasary. Ëshë e qartë se Calhanoglu nuk ndihet më aq komod në Milano, përplasja e tij e fundit me Martinez vetëm sa ndezi ambientin.

Ndërkohë, Juventus duhet të bëjë llogaritë me Dusan Vlahovic. “Zonja e Vjetër” e ka nxjerr në shitje, por Vlahoviç po refuzon çdo ofertë që vjen për të. Më 24 korrik, Juve nis grumbullim me një pikëpyetje të madhe, çfarë do të bëjë Vlahovic, pasi largimi ose jo i tij ndikon drejtpërdrejtë edhe në merkato.

()


AlbaniaWeb.net