Shembjet në Theth, analisti: Përpjekje për të përcaktuar axhendën, kështu funksionojnë qeverisjet totalitare
Politologu Fitim Zekthi, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Log” në News 24, ka komentuar aksionin e qeverisë kundër ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonën turistike të Thethit. Sipas tij, ky operacion nuk është i rastësishëm, por pjesë e një strategjie të njohur të kryeministrit Edi Rama.
Ai tha ndër të tjera se ky stil i qeverisjes ka qenë i qëndrueshëm që nga fillimi i mandatit të Ramës, duke u mbështetur kryesisht te fushatat intensive dhe veprimet spektakolare, në vend të politikave të mirëstrukturuara e afatgjata.
Zekthi: Mendoj se kryeministri Rama që ditën e parë qeveris në të njëjtën mënyrë. Qeveris me një mendje totalitare, e sheh qeverisjen në fushatë të përhershme. Fushatë për avllitë, ndërtimet pa leje, hashashin. Jemi vazhdimisht në fushatë. Mënyra si funksionon një qeverisje e dikujt me një mendje totalitare. E dyta, çdo gjë që shkon keq shkon prej të tjerëve, bëjnë korrupsion, duan dajak, tërheqje veshi. Është përpjekje për të vendosur axhendë.
E di që është verë, duhet të mbajmë popullin në fushatë. Sepse kështu populli mendon që punon. Është brenda staturës që ky ka ndërtuar për veten e tij. Nuk funksionon politika kështu me liderë që nuk gabon. Gjithë këto gjëra janë sjellje tipike të liderëve me sjellje totalitare. Kjo gjë ka ndodhur edhe në PD, por Rama e ka më të theksuar. Fushatë permanente.
Që të tregoj se unë jam në komandë. Përcakton dhe axhendën. Duke e bërë këtë, të gjithë flasin për gjënë e Ramës, edhe PD flet për gjënë e Ramës. Rama përcakton axhendën dhe qëndron në pushtet. Përpiqet të ushtrojë pushtetin. Pushteti ka një veti, po qëndroi në vend, bie. Është një dram