Tradhti apo liri? Conor McGregor fotografohet me një tjetër grua
Ylli i MMA-së, Conor McGregor, është fotografuar së fundmi në plazhin e Fort Lauderdale në Florida në një moment të ngushtë me një grua brune të panjohur. Ajo që tërhoqi vëmendje ishte fakti se McGregor nuk bëri asnjë përpjekje për ta fshehur këtë moment, ndërsa në afërsi mungonte partnerja e tij e përhershme, Dee Devlin.
Ky episod ka nxitur reagime të shumta në rrjet, duke u bërë pjesë e një serie ngjarjesh të përfolura që kanë shoqëruar sportistin ndër vite. Por, ndryshe nga pritshmëritë, reagimi i Devlin nuk ka qenë i ashpër.
Në vend që të distancohej publikisht pas daljes së fotove me një tjetër femër, ajo ka zgjedhur të qëndrojë përkrah McGregorit. Në një postim në Instagram, Devlin e ka uruar atë për ditëlindje me një foto të përbashkët dhe fjalët: “Gëzuar ditëlindjen njeriut që gjithmonë e bën Dee-n të qeshë”.
Ky gjest i saj ka befasuar ndjekësit, duke ngritur pikëpyetje mbi natyrën e marrëdhënies së çiftit dhe qëndrueshmërinë e saj përballë situatave të tilla publike.