VIDEO/ 4 gola në pjesën e parë, Egnatia e pëson keq në Islandë, Breidablik shumë e fortë
Egnatia po pëson disfatë 4-0 në Islandë ndaj Breidablik, në ndeshjen e kthimit të turit të parë të Champions League.
Vendasit u hodhën në sulm menjëherë dhe e panë veten në avantazh pas çerek ore lojë, falë golit të Thorsteinsson.
Einarsson dyfishoi shifrat pak më vonë, duke ndëshkuar kështu skuadrën e Edlir Tetovës.
Thorsteinsson dhe Einarsson kompletuan dopietat personale, brenda pjesës së parë.