Wed, Jul 16, 2025

Bayern nuk heq dorë nga Luis Diaz, bavarezët rrisin ofertën për kolumbianin e Liverpool

  • PublishedJuly 16, 2025

Bayern nuk heq dorë nga Luis Diaz, bavarezët rrisin ofertën për kolumbianin e Liverpool

Luis Diaz, sulmuesi 28 vjeçar kolumbiani i Liverpool-it, është objektivi kryesor për rrepartin ofensiv të Bayern Munich. Pas refuzimit të ofertës së parë prej 52 milionë euro, Bayerni ka rritur ofertën në rreth 67.5 milionë euro, por edhe kjo është refuzuar nga Liverpool.

Klubi anglez e vlerëson Diaz-in mbi 100 milionë euro dhe nuk dëshiron ta shesë, pasi e konsideron pjesë kyçe të projektit për sezonin e ardhshëm. Liverpool ka njoftuar edhe Bayern-in, Barcelonën dhe klube të tjera që lojtari nuk është në shitje.

Megjithatë, sipas “BILD”, Diaz i ka shprehur dëshirën për t’u larguar dhe madje i ka dhënë “po-në” Bayern-it. Klubi gjerman ka kapërcyer kufirin e tyre të brendshëm financiar (60 milionë + bonuse), por Liverpool nuk heq dorë.

Sport Bild
 

Pas dështimit për të marrë Nico Williams, Diaz mbetet objektivi kryesor i Bayern. Po ashtu, është në vëzhgim edhe Leandro Trossard nga Arsenal. Pas largimeve të Sané, Tel dhe Müller, Bayern ka urgjentisht nevojë për përforcime në sulm.

Ndërkohë prej disa ditësh vijojnë përpjekjet e klubit bavarez për sulmuesin e Stuttgart Nick Woltemade. Bayern Munich dëshiron me çdo kusht të transferojë këtë verë sulmuesin eVfB Stuttgart, por përpjekja e parë ka dështuar.

Sipas mediave gjermane, Bayerni ka ofruar 40 milionë euro, por kjo shumë është shumë më e ulët se sa kërkon Stuttgarti, që nuk dëshiron ta shesë lojtarin – përveçse nëse merr një ofertë rreth 100 milionë euro.

Drejtuesit e Stuttgartit kanë deklaruar publikisht se nuk kanë ndërmend ta shesin yllin e tyre, i cili është bërë një nga emrat më të përfolur në merkato këtë verë në Gjermani.


AlbaniaWeb.net