Dështuan me Isak, Liverpool në sulm për një “bomber” të ri
Vdekja e Diogo Jota-s lë një gropë të madhe në radhët e Liverpool, jo vetëm në aspektin psikologjik, shpirtëror, por dhe në atë sportiv. Trajneri Arne Slot dhe stafi i kuq, janë të detyruar të futen në merkato për të gjetur një tjetër sulmues. Objektivi i tyre kryesor ishte Alexader Isak, por sipas Sky Sport, “qymyrxhinjtë” e konsiderojnë të pa shitshëm, nuk preferojnë të futen farë në negociata pasi e kanë nxjerr suedezin nga merkato.
Liverpool kishte planifikuar një super buxhet për të blerë Isak, afro 120 milionë euro, por këtë shifër nuk do ta kthejnë në arkën e klubit, por do ta investojnë sërish në një tjetër profil. Hugo Ekitike është një tjetër profil që pëlqehet shumë në radhët e ekipit të kuq, por sipas Daily Mail, 23-vjeçari i Frankfurt nuk është i vetëm në listën e dëshirave pasi në tavolinë ndodhen edhe 4 emra të tjerë.
Një lojtar që pëlqehet shumë nga Slot është edhe Victor Osimhen, por nigeriani dëshiron vetëm Gallatasary. Emrat e tjerë në listë janë edhe Ollie Watkins i Aston Villa dhe Rodrygo i Real Madrid. Për këtë të fundit, ka një konkurrencë shumë të fortë, pasi braziliani pëlqehet shumë edhe nga Arsenal.
()