Egnatia për turp, “shuplakë” e Breidablik, i eliminon nga Champions
Në mënyrë befasuese, të çuditshme, Egnatia jo vetëm që eliminohet nga Breidablik, por kampionët shqiptar pësuan një humbje të rëndë, një humbje turpëruese 5-0. Në Islandë, ekipi i Tetovës nuk njihej, një skuadër pa ide, e brishtë, një skuadër që u “çmontua” pa kushte brenda 38 minutash, me ishullorët që i dhuruar një leksion futbolli.
Egnatia udhëtoi në ishull me një mbrojtje “bunker”, me shifra që ngjallin shpresë, ku nuk kishin pësuar gol prej 450 minutash, por Breidablik i realizoi 5 në një ndeshje të vetme. Thuajse në çdo rast, në çdo dalje në sulm, ishullorët i kapët “mat”, kjo edhe si pasojë e gafave amatoreske, topave të humbur pa limit.
Pas vetëm 16 minutash, Breidablik i realizoi golin e parë, por ky gol jo vetëm që nuk shkundi ekipin e Tetovës, por 7 minutave më vonë islandezët shënuan edhe golin e dytë. Në përpjekje për t’u rikthyer në lojë, një tjetër gafe e Egnatia rezultoi fatale katër minuta më pas, ku e gjitha prapavija doli jashtë loje, me Breidablik që realizoi edhe golin e tretë. Islandezët nuk u mjaftuan me kaq, por në minutën e 38-të realizuan edhe golin e katërt duke hedhur në tapet Egnatian.
Historia nuk ndryshoi as në fraksionin e dytë, me vendasit që kompletuan “manitën” e golave duke nxjerr jashtë Champions League kampionët shqiptar.

“Katastrofë. Në Islandë, Egnatia humbet rrugën dhe shkërmoqet për 23 minuta. Rrogozhinasit për turp, pësojnë 5 gola dhe dalin nga Liga e Kampionëve, kanë edhe një shans në Ligën e Konferencës”, shkruan Panorama Sport në faqen e parë.
()