Wed, Jul 16, 2025

FOTOT/ Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës! Këto janë dy automjetet e përdorura nga autorët. “Range Rover” për vëzhgim, “Hyundai” për rrëmbim

  • PublishedJuly 16, 2025

FOTOT/ Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës! Këto janë dy automjetet e përdorura nga autorët. “Range Rover” për vëzhgim, “Hyundai” për rrëmbim

Janë zbuluar dy automjetet që autorët e dyshuar të vrasjes së Renis Dobrës përdorën mbrëmjen e 8 korrikut në Mat. Sipas burimeve, një “Range Rover” i zi u përdor për vëzhgimin e rrugës, ndërsa një “Hyundai” për të ndjekur, rrëmbyer dhe më pas transportuar viktimën drejt zonës ku u hodh trupi i tij.

Renis Dobra, 22 vjeç, u rrëmbye pranë banesës së tij në fshatin Zenisht. Pasi u torturua dhe u mbyt me litar, trupi i tij i pajetë u hodh së bashku me automjetin që po drejtonte, në një humnerë pranë liqenit të Shkopetit, ku edhe u gjet.

Për këtë ngjarje janë arrestuar Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjoka, ndërsa Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka janë shpallur në kërkim.

Hyundai

Gazetari Enver Doçi raporton se autorët kanë qëndruar për tre ditë në Burrel, të ndihmuar nga persona që njihnin zonën, duke mbajtur në vëzhgim viktimën. Hetimet janë të fokusuara në dy pista kryesore: konflikti i mundshëm për çështje droge në Gjermani dhe vrasje me pagesë.

Po ashtu, raportohet se autorët kanë tentuar fillimisht ta hedhin trupin pranë urës së Ulzës, ku bordura anësore është dëmtuar, por prania e një automjeti që kaloi në ato momente i detyroi të ndryshojnë plan. Më pas, trupi u hodh në një pikë tjetër, rreth 2 kilometra larg, pranë liqenit të Shkopetit.

Range Rover