Wed, Jul 16, 2025

Lapaj akuzon Shabanin dhe dajën e tij se nuk po e lënë të shkojë në parlament, ish-deputeti demokrat: Kur do t’i bësh gropën tjetrit dhe bie vetë! E paralajmërova Adriatikun

  • PublishedJuly 16, 2025

Lapaj akuzon Shabanin dhe dajën e tij se nuk po e lënë të shkojë në parlament, ish-deputeti demokrat: Kur do t’i bësh gropën tjetrit dhe bie vetë! E paralajmërova Adriatikun

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar lidhur me përplasjen e Endri Shabanit me Adriatik Lapajn, pasi ky i fundit akuzoi Shabanin dhe dajën e tij se nuk po e lënë të shkojë në parlament.

Vendin e deputetit për koalicionin Nisma Bëhet e fitoi Zeqir Kordhoni, i cili është daja i Shabanit. Kordhoni nuk pranoi të dorëzojë mandatin e fituar në mënyrë që atë ta marrë Lapaj, kreu i koalicionit.

Sula shprehet në rrjetet sociale se e ka paralajmëruar më herët Lapajn.


Postimi i Sulës:

“Kur do t’i bësh gropën tjetrit dhe bie vetë”, kjo është ajo që po ndodh me Adriatik Lapajn, të cilin e paralajmërova për një skemë të tillë, kur më tha se kandidatët në listë të mbyllur në Elbasan do të jepnin dorëheqjen nëse unë do të kandidoja në këtë qark për subjektin që ai përfaqëson. Në atë kohë i kërkova zotit Lapaj që në listë të mbyllur të vendosja një familjarin tim dhe ai/ ajo të jepte dorëheqjen pasi të fitoja në listë të hapur. Zoti Lapaj kërkonte që unë të besoja te ajo që sot po e lë atë jashtë parlamentit të Shqipërisë. Kjo tregon se partitë e reja kanë mëndësitë e partive të vjetra….