Wed, Jul 16, 2025

Mes ofertave dhe titullarëve, Bylisi është një hap para në planifikimin e sezonit

  • PublishedJuly 16, 2025

Mes ofertave dhe titullarëve, Bylisi është një hap para në planifikimin e sezonit

Përmirësimet kanë qenë të dukshme në sezonet e fundit në kampin mallakastriot. Kjo ka bërë që frytet të mos mungojnë. Çdo merkato vere, ata shesin nga 2-3 elementë dhe kjo është një minimizim shpenzimesh për arkat e klubit.

Synimi është që skuadra të avancojë drejt kreut dhe të shesë edhe më shumë, madje edhe me çmime më të larta. Kjo do të bëjë që Bylisi të tentojë edhe më shumë. Siguria vjen nga kualiteti që ata kanë në skuadër, shumë titullarë dhe elementë cilësorë, që e shohin Ballshin si trampolinë. Ndërkohë, klubi pasi i promovon synon t’i shesë. Po të hedhësh një sy te përmbajtja e skuadrës, dominon baza e lojtarëve të një sezoni më parë.

Bylisi me pak përforcime mund të tentojë edhe më shumë. Në portë, Beqaj, ndërsa në mbrojtje janë Marku, Abazaj, Bruno, Përndreca e Peralta. Në mesfushë, i vetmi afrim ai i Indjo, sjell më shumë cilësi dhe konkurrencë në saj të eksperiencës së brazilianit pasi Kamara, Malomo, Kane, apo Ofori e Përgjoni pritet të shpërthejnë edhe në sezonin e ri, nëse nuk ka ndonjë ofertë të majme. Klubi nuk i shet ata. Në sulm, një pykë si Ibrahimi do ta kishin zili edhe ekipet e kreut të elitës sonë.

Pra, një formacion dhe stol solid ku luftojnë për të qenë titullarë edhe Koxhi, Akibu, Sulovari, Kasaj, Ëalison, Igor. Duket qartë që Bylisi ka një organikë të pasur, e cila sigurisht ka nevojë për përforcime dhe lojtarë që do të bëjnë diferencën. Presidenti Besnik Kapllanaj, së bashku me stafin e tij janë duke analizuar disa elementë brenda dhe jashtë vendit për të vendosur më pas kë do të afrojnë në ekip dhe deri në fund të kësaj jave në Ballsh pritet ndonjë tjetër element cilësor.


AlbaniaWeb.net