Në krah të të dyshuarit për vrasjen e Renis Dobrës! Kush është vajza që u shoqërua gjatë arrestimit të Fatjon Bushgjokë
Në kuadër të hetimeve për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, policia arrestoi dy nga autorët e dyshuar, ndërsa disa persona të tjerë u shoqëruan për verifikime.
Mes tyre edhe e dashura e Fatjon Bushgjokës, e cila ndodhej me të në momentin kur forcat e rendit ndërhynë për arrestimin.
Burime nga policia bëjnë me dije se vajza nuk rezulton e përfshirë në krim, por u shoqërua për procedura standarde gjatë aksionit. Deri tani, ajo nuk ka asnjë implikim në ngjarjen e rëndë sipas hetimeve paraprake.
Ndërkohë si autor i dyshuar i krimit është arrestuar edhe Petrit Çakrri, i kapur në Lekbibaj të Tropojës.Ndërsa janë shpallur në kërkim Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj si të përfshirë në krim.