Wed, Jul 16, 2025

Nga shtatzënitë te përqafimet e vajzave! Dedikimi i Kiarës për miqësinë me Liesën

  • PublishedJuly 16, 2025

Nga shtatzënitë te përqafimet e vajzave! Dedikimi i Kiarës për miqësinë me Liesën

Kiara Tito ka ndarë një moment të ëmbël e plot emocione në Instagram, ku shihet me mikeshën e saj të ngushtë Liesën dhe dy vajzat e vogla të tyre. Të veshura me fustane të bardha dhe të rrethuar nga dashuria, dy nënat duken të lumtura dhe krenare teksa rrisin së bashku vajzat e tyre.

From baby bumps to baby hugs. We dreamed together, grew together, and now we’re raising little humans side by side,” – shkruan Kiara në përshkrim.

Një dedikim i ndjerë për miqësinë që ka kaluar nga adoleshenca në amësi:

“Nga barku i shtatzënisë te përqafimet e foshnjave 🤍 Kemi ëndërruar së bashku, jemi rritur së bashku, dhe tani po rrisim qenie të vogla krah për krah. Disa miqësi kthehen në familje, e pastaj në skuadra mamash ✨”