Oferta e Fiores për Asllanin, “zgjohen” edhe ekipet e tjera, Inter “fërkon” duart
Në shtëpinë zikaltër vijon puna për riorganizimin e ekipit, ku gjithçka nis nga mesfusha. “Alarmi” për Calhanoglu me sa duket ka rënë, regjisori turk do të jetë pjesë e ekipit, por nga Milano pritet të largohet Asllani. Mesfushori kuqezi nuk bën pjesë në planet teknike të klubit, por e ardhmja e tij është e gjitha për t’u përcaktuar, shkruan Sportmediaset.
Fakt është që për Asllanin interesimi nuk mungon, por fakt është gjithashtu që deri në këtë pikë në tryezën e stafit drejtues nuk ka ardhur asnjë oferte zyrtare, të paktën jo për momentin.

Hapi i parë konkret vjen nga Fiorentina, me ekipin vjollcë që është gati të investojë për Asllanin. Me bekimin e Stefano Piolit, drejtuesit e Fiores pritet të takojnë zyrtarisht Marotta-n dhe Ausilion për t’i paraqitur ofertën e parë zyrtare për Asllanin.
Inter vlerësonin kartonin e tij me 18-20 milionë euro, kjo sigurisht nuk është një shifër e ulët, por fakti që Fiore po lëviz me hapa konkret mund të “shkund” edhe ekipet e tjera të interesuara për Asllanin, ekipe si Bologna, pasi dëshira e lojtarit është të vijojë karrierën në Serie A. Së fundmi, Asllani refuzoi në mënyrë të prerë ofertën e ardhur nga Real Betis.
()