Thu, Jul 17, 2025

Përplasja midis tyre, Shabani i përgjigjet me vargje poetike ‘ortakut’ të tij Adriatik Lapaj: Mora pushkën dola malit të luftoja për atdhe! Ku ta dija unë i varfri se armiku ishim ne

  • PublishedJuly 16, 2025

Përplasja midis tyre, Shabani i përgjigjet me vargje poetike ‘ortakut’ të tij Adriatik Lapaj: Mora pushkën dola malit të luftoja për atdhe! Ku ta dija unë i varfri se armiku ishim ne

Pas kërkesës së Zeqir Kordhonit në KQZ, se do të mbajë mandatin e deputetit që fitoi nga koalicioni “Nisma Bëhet”, shpërtheu në indinjatë kreu i Shqipëria bëhet, Adriatik Lapajt, duke akuzuar Kordhonin dhe nipin e tij Endrit Shabanin.

Lapaj i quan Kënetë, duke thënë se janë angazhuar të mos e lejojnë të shkojë në parlament, Shabani si bashkëdrejtues i koalicionit me dajën e tij Zeqirin, që do jetë deputet.

Shabani i është përgjigjur Lapajt, po në rrjetet sociale me një poezi të Kiço Th. Spirit.


Postimi i Shabanit:

Mora pushkën dola malit,

Të luftoja për atdhe,

Ku ta dija unë i varfri,

Se armiku ishim ne.

Mora pushkën dola malit

Të luftoja në furtunë;

Ku ta dija unë i ngrati

Se armiku isha unë.