Publikohen fotot/ Këta janë 3 vëllezërit Bushgjokaj të dyshuar për përfshirje në vrasjen e Renis Dobrës
Janë publikuar fotot e tre vëllezërve Bushgjokaj, të dyshuar si të përfshirë në rrëmbimin dhe vrasjen e 22-vjeçarit Renis Dobra, ngjarje e ndodhur më 8 korrik në Mat.
Fatjon Bushgjoka u arrestua në orët e para të mëngjesit të 16 korrikut në Tiranë, teksa ndodhej në shoqërinë e të dashurës së tij, e cila u shoqërua nga policia për t’u pyetur lidhur me lëvizjet e të dyshuarit. Sipas hetimeve paraprake, ajo nuk ka lidhje me krimin.
Po ashtu, në kuadër të të njëjtës çështje, u ndalua në Lekbibaj të Tropojës edhe Petrit Çakrri, i konsideruar një nga autorët kryesorë. Të dy të arrestuarit janë transferuar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër.
Ndërkohë, dy vëllezërit e tjerë, Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka, vijojnë të jenë në kërkim. Policia po heton në dy pista: një konflikt për drogë të ndodhur jashtë vendit dhe mundësinë e një vrasjeje me pagesë.