Wed, Jul 16, 2025

VIDEO/ Vodhi makinën në Portin e Durrësit, arrestohet 34-vjeçari çek! Policia publikon pamjet nga momenti i grabitjes

  • PublishedJuly 16, 2025

VIDEO/ Vodhi makinën në Portin e Durrësit, arrestohet 34-vjeçari çek! Policia publikon pamjet nga momenti i grabitjes

Një 34-vjeçar çek ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit, pasi akuzohet për vjedhjen e një automjeti në Portin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur më 13 korrik 2025, ndërsa policia ka publikuar pamjet që dokumentojnë momentin e grabitjes.

I arrestuari është J. K., 34 vjeç, banues në Çeki, i cili dyshohet se ka vjedhur automjetin e A. Ç., 59 vjeç, banues në Durrës.

Operacioni policor u kodua “Perimetri” dhe u zhvillua nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Durrësit, në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 2 në Tiranë. Gjatë operacionit u gjet dhe sekuestrua edhe automjeti i vjedhur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për hetime të mëtejshme.