Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Policia jep detaje nga krimi, identifikon 4 autorë të dyshuar, dy prej tyre në kërkim
Policia ka zbardhur vrasjen e rëndë të 23-vjeçarit Renis Dobra, i cili u mbyt me litar dhe më pas u hodh në liqenin e Shkopetit, në një përpjekje për të fshehur gjurmët e krimit.
Sipas njoftimit zyrtar, në kuadër të operacionit policor të koduar “Bashkëfajësia”, janë vënë në pranga:
Petrit Çakrri, 55 vjeç, banues në Tropojë
Fatjon Bushgjokaj, 34 vjeç, i arrestuar në zonën e Astirit, Tiranë
Ndërkohë janë shpallur në kërkim dy vëllezërit e Fatjonit, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në krim.
Ngjarja ndodhi më 8 korrik në fshatin Zenisht të Matit, ndërsa trupi i pajetë i viktimës u gjet më 9 korrik pranë liqenit të Ulzës. Hetimet paraprake tregojnë se vrasja lidhet me konflikte të mëparshme për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Policia po vijon kërkimet për kapjen e dy të shpallurve në kërkim dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.