Wed, Jul 16, 2025

Zjarri përfshin sërish masivin pyjor të Drenovës, ndërhyrje me mjete rrethanore nga zjarrfikësit

  • PublishedJuly 16, 2025

Zjarri përfshin sërish masivin pyjor të Drenovës, ndërhyrje me mjete rrethanore nga zjarrfikësit

Zjarri në masivin pyjor të Drenovës është riaktivizuar sërish këtë pasdite, duke përfshirë një sipërfaqe të gjerë të zonës.

Burime bëjë me dije se flakët janë rindezur rreth orës 14:00, të favorizuara nga era e fortë që ka përfshirë zonën.

pylli i Drenovës (4)

Shërbimet zjarrfikëse janë rikthyer në terren dhe kanë rinisur operacionin për shuarjen e flakëve, por përballen me vështirësi të shumta për shkak të terrenit të thyer dhe të paarritshëm për mjetet zjarrfikëse.

Aktualisht, operacioni po zhvillohet me mjete rrethanore dhe ndihmën e forcave në këmbë.

pylli i Drenovës (1)pylli i Drenovës (2)