Thu, Jul 17, 2025

Gol dhe asist, Uzuni shkëlqen në Amerikë, rikthehet në top formë (VIDEO)

  • PublishedJuly 17, 2025

Gol dhe asist, Uzuni shkëlqen në Amerikë, rikthehet në top formë (VIDEO)

Në “tokën e premtuar”, Myrto Uzuni erdhi si një bekim për ekipin e Austin, me këta të fundit që investuan 10 milionë euro për të blerë kartonin e tij nga Granada. Më në fund, pas një fazë të vështirë përshtatje, “bomberi” kuqezi është rikthyer në nivele të larta. Uzuni tregoi edhe një herë klasin e tij në sfidën e radhës në MLS, në kampionatin Amerikan.

Uzuni ishte protagonist absolut në takimin kundër Los Angeles Galaxy ku realizoi një gol dhe dhuroi një asist në suksesin 2-1 që ekipi i tij arriti në transfertë. Në minutën e 40-të, me një goditje perfekte në kufijtë e zonës së rreptësisë, Uzuni tundi rrjetën duke kaluar Austin në avantazh. Ky ishte goli i tij i dytë sezonal në kampionat.

Në fraksionin e dytë, në minutën e 63-të, Uzuni “shpiku” një asist nga hiçi, insistoi në zonë, duke dhuruar një pasim të shkëlqyer për Wolf, me këtë të fundit që e kishte të lehtë të dërgonin topin në rrjetë.

Gjithashtu ky ishte asisti i dytë për Uzuni. Los Angeles ngushtoi shifrat në shtesë, por vetëm kaq, pa mund t’i prishin festën dhe fitoren ekipit të Uzunit.

()


AlbaniaWeb.net