Kënga virale në ‘TikTok’/ Këngëtarja e “Pretty Little Baby” ndërron jetë pas një sëmundje
Këngëtarja e grupit “Pretty Little Baby”, Connie Francis, ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të shkurtër.
Vdekja e saj u njoftua nga miku i saj i hershëm, Ron Roberts, i cili tha: “Me zemër të thyer dhe trishtim të thellë ju njoftoj për ndarjen nga jeta të mikeshës sime të dashur Connie Francis mbrëmë. E di që Connie do ta miratonte faktin që fansat e saj janë ndër të parët që mësojnë për këtë lajm të trishtueshëm.”
Më herët këtë muaj, Connie u shtrua në spital dhe u vendos në kujdes intensiv, duke bërë që ajo të tërhiqej nga një shfaqje për Ditën e Pavarësisë (4 korrik).
Gjithashtu ishte raportuar se 87-vjeçarja vuante nga “dhimbje ekstreme” në zonën e legenit dhe përdorte një karrige me rrota. Megjithatë, pavarësisht problemeve shëndetësore, këngëtarja e famshme u dha fansave të saj një përditësim mbi gjendjen e saj shëndetësore, duke i falënderuar për mbështetjen e tyre.
«Sot ndihem shumë më mirë pas një nate të mirë dhe doja të shfrytëzoja këtë mundësi për t’ju uruar të gjithëve një 4 Korrik të lumtur», tha ajo.
Kohët e fundit, Connie u rikthye në qendër të vëmendjes pasi hiti i saj ikonik u bë viral në TikTok . Ajo e krijoi këngën në vitin 1962 dhe, për shkak të popullaritetit të saj të fundit, deri më tani është dëgjuar mbi 74 milionë herë në Spotify.
Connie foli për People rreth ringjalljes së këngës së saj, duke thënë se e kishte harruar: “Të them të vërtetën, as nuk e mbaja mend këngën. Më duhej ta dëgjoja për ta mbajtur mend.” Të mendosh që një këngë që kam regjistruar 63 vjet më parë po prek zemrat e miliona njerëzve është vërtet e mrekullueshme. Është një ndjenjë e mrekullueshme.”