Thu, Jul 17, 2025

Kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, Apeli i GJKKO-së pritet të shqyrtojë sot ankimimin e paraqitur nga Ilir Meta

  • PublishedJuly 17, 2025

Kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, Apeli i GJKKO-së pritet të shqyrtojë sot ankimimin e paraqitur nga Ilir Meta

Apeli i GJKKO-së pritet të shqyrtojë sot ankimimin e paraqitur nga Ilir Meta, i cili kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg” të caktuar ndaj tij.

Seanca gjyqësore është parashikuar të zhvillohet në orën 10:00 të paradites, ndërsa vendimi i Apelit do të jetë vendimtar për fatin e mëtejshëm të kreut të Partisë së Lirisë.

Meta ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit 2024, pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të GJKKO-së, të cilin ai e ankimoi më 7 korrik 2025.

Mbrojtja e tij pretendon se janë shkelur afatet procedurale ligjore, pasi sipas tyre SPAK nuk ka dorëzuar njoftimet dy mujore për vazhdimin e masës së sigurisë, siç parashikohet nga ligji.

Avokatët e Metës kërkojnë që kjo shkelje të konsiderohet si bazë për zëvendësimin e masës “arrest me burg” me një masë më të lehtë, si “arrest shtëpie” apo “detyrim për paraqitje”.