Thu, Jul 17, 2025

Meta u la në burg, avokati Cakrani: Do të përballet me të gjithë, nuk mposhtet kollaj! Ju e dini mirë se çfarë po heq ai sot në paraburgim

  • PublishedJuly 17, 2025

Meta u la në burg, avokati Cakrani: Do të përballet me të gjithë, nuk mposhtet kollaj! Ju e dini mirë se çfarë po heq ai sot në paraburgim

Avokati i Ilir Metës ka komentuar vendimin e Apelit të GJKKO-së që la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj ish-Presidentit të vendit, duke u shprehur se “unë i fola gjykatës”.

Kujtim Cakrani deklaroi se Ilir Meta është në kushtet e persekutimit, por theksoi se ai do të përballet me të gjithë dhe se nuk mposhtet kollaj.

Avokati i Ilir Metës: Presidenti ka 9 muaj në paraburgim, është e paprecedentë që Presidenti i Republikës të qëndrojë 9 muaj në paraburgim pa përfunduar hetimet.

Po mbahet në kushtet e një persekutimi politik, ju e dini mirë se çfarë po heq ai sot në paraburgim ku i janë mohuar të drejtat elementare siç janë ato e ushtrimit të telefonatave me kolegët, apo anëtarët e Kryesisë apo familjes së tij.

Meta është aty do të përballet me të gjithë, është një individ që nuk mposhtet kollaj. Meta do të vazhdojë të përballet me këta.