Thu, Jul 17, 2025

Ndalet “furia” Messi, Inter Miami humbet pas 5 fitoreve radhazi në MLS

  • PublishedJuly 17, 2025

Ndalet “furia” Messi, Inter Miami humbet pas 5 fitoreve radhazi në MLS

Ecuria mbreslënëse e Lionel Messit me Inter Miamin përfundoi të mërkurën në mbrëmje teksa skuadra nga Florida u mund pastër 3-0 ndaj Cincinnati.

Ylli argjentinas vinte pasi kishte realizuar plotë 5 dopieta radhazi, që kishin ndihmuar ekipin e Inter Miamit të fitonte 5 ndeshje radhazi në MLS.

Në ndeshjen e javës së 23 në kampionatin amerikan të futbollit, ishin vendasit e Cinccinatit që triumfuan me 3 gola dhe falë këtyre 3 pikëve ngjiten në vendin e dytë të Konferencës së Lindjes me 45 pikë, 1 më pak se sa kryesuesit e Philadelphia Union. Ndërkohë ndalesa e Inter Miamit, bën që skuadra e Messit ta shof veten në vendin e 5 me 38 pikë, +9 pikë nga vendi i 10 që të dërgon jashtë zonës play off.

Ndërkohë sa i takon Konferencës së Perëndimit në MLS, rendijten e kryeson San Diego me 42 pikë pas 23 javëve. Ndërkohë që teksanët e Austin, aty ku luan edhe sulmuesi i kombëtares tonë Myrto Uzuni, ndodhet në vendin e 8 me 30 pikë, në garë për një vend që të dërgon në fazën “play-off”.


AlbaniaWeb.net