Thu, Jul 17, 2025

Përmbyll vizitën në Shqipëri, kryeministri Rama përcjell deri në aeroport presidentin e Emirateve të Bashkuara: Mirëardhsh mik i shtrenjtë

  • PublishedJuly 17, 2025

Përmbyll vizitën në Shqipëri, kryeministri Rama përcjell deri në aeroport presidentin e Emirateve të Bashkuara: Mirëardhsh mik i shtrenjtë

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, ka përmbyllur vizitën zyrtare në Shqipëri, e cila u konsiderua si një moment i rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve.

Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale pamje nga momenti i largimit të liderit të Emirateve, duke e shoqëruar me mesazhin:

“Mirëardhsh mik i shtrenjtë”, krahas një fotografie ku presidenti përgatitet të hipë në avion.

Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, presidenti bin Zayed u prit në një ceremoni zyrtare në ambientet e Kryeministrisë, ku u dekorua me “Urdhrin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike”, një nga vlerësimet më të larta shtetërore të Republikës së Shqipërisë.

Dekorata iu dha në shenjë vlerësimi për përkushtimin e tij të palëkundur ndaj marrëdhënies strategjike mes Emirateve të Bashkuara dhe Shqipërisë, si dhe për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në promovimin e paqes globale.