Skandal në koncertin e Coldplay: Kamera kap aksidentalisht një CEO të martuar në një “moment intim” me punëtoren e tij
Një moment i zakonshëm argëtimi gjatë koncertit të Coldplay në Boston mori kthesën që askush nuk e priste dhe gjithçka nisi me një kamera live.
Në ekranin gjigant u shfaq Andy Byron, CEO i kompanisë së teknologjisë ‘Astronomer’, duke u përqafuar ngrohtësisht me Kristin Cabot – drejtoreshën e burimeve njerëzore të të njëjtës kompani. Por publiku nuk u ngazëllye vetëm nga momenti i ëmbël… pasi shumë shpejt u zbulua se Byron është i martuar dhe baba i disa fëmijëve, ndërsa gruaja e tij nuk ndodhej në koncert.
Situata u bë më e nxehtë kur vetë Chris Martin ndaloi performancën për një koment me humor:
“Shikoni këta të dy… ose kanë një aferë, ose janë shumë të turpshëm!”
Në atë moment, reagimet flisnin më shumë se fjalët: Byron u përkul i sikletosur, ndërsa Cabot shmangu kamerën, me fytyrë të kuqe.
Pas koncertit, rrjetet shpërthyen me video, meme dhe spekulime, nga jeta personale, te etika në punë. Të dy nuk kanë bërë ende asnjë deklaratë, por interneti po “bën ligjin”.