Thu, Jul 17, 2025

Spiropali në Turqi, vendos kurorë në mauzoleun e Ataturkut: “Nderim Atit Themelues të Republikës”

  • PublishedJuly 17, 2025

Spiropali në Turqi, vendos kurorë në mauzoleun e Ataturkut: “Nderim Atit Themelues të Republikës”

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Turqi, ku mori pjesë në një ceremoni përkujtimore në mauzoleun Anıtkabir në Ankara, në nderim të Mustafa Qemal Ataturkut, themeluesit të shtetit modern turk dhe presidentit të parë të Republikës.

Gjatë vizitës, Spiropali vendosi një kurorë me lule në monumentin përkujtimor, në një akt simbolik që u shoqërua me ndërime zyrtare. Ceremonia u zhvillua në përputhje me protokollin shtetëror turk dhe u transmetua edhe në rrjetet sociale.

Në një postim në platformat e saj zyrtare, kryeparlamentarja shqiptare shkroi:

Ceremonia e vendosjes së kurorës në Anıtkabir, në nderim të Mustafa Qemal Atatürkut, Atit Themelues të Turqisë moderne dhe Presidentit të parë të Republikës.”

https://www.facebook.com/share/v/16dZtRztfP/?mibextid=wwXIfr