Thu, Jul 17, 2025

VIDEO/ Kualifikim dramatik për Etrit Berishën në Ligën e Europës, tani do të sfidojë klubin prestigjioz që drejtohet nga… trajneri shqiptar

  • PublishedJuly 17, 2025

VIDEO/ Kualifikim dramatik për Etrit Berishën në Ligën e Europës, tani do të sfidojë klubin prestigjioz që drejtohet nga… trajneri shqiptar

Haken i Etrit Berishës, arriti të kualifikohej për në raundin e dytë të Ligës së Europës. Një kualifikim dramatik për suedezët në duelin ndaj sllovakëve të Trnavas.  

Dueli i parë përfundoi me rezultatin 0-1 për skuadrën e portierit shqiptar, ndërkohë që ai i kthimit u mbyll në barazim 2 me 2.  

Haken kaloi e para në avantazh në minutën e 13-të me Gustafson, ndërkohë që miqtë përmbysën gjithçka në minutat 65 dhe 82-të, për të shmangur shtesat mendoi Dembe në minutën e 90+6-të, duke iu dhuruar kështu kualifikimin suedezëve, që në raundin e dytë të Ligës së Europës do të përballen me klubin prestigjioz belg Anderleht, që ka trajner shqiptarin Besnik Hasi.  

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL