“Do krijojmë muzeun e parë tërësisht me IA”, kryeministri Rama: Në shtator do i japim botës së arkitekturës një inovacion që vjen nga një start up shqiptarësh
Kryeminsitri Edi Rama ishte sot në Berat me përfaqësues të botës së teknologjisë, inovacionit dhe start up, teksa foli për disa nga nismat e reja të qeverisë në këtë sektor.
Rama lajmëroi se në muajin shtator së bashku me biznese që operojnë në këtë sektor, do i jap botë një projekt shumë ambicioz, që do ndryshojë përgjithmonë mënyrën si funksionon arkitektura botërisht.
Më tej, kryeministri shton se së bashku me përfaqësues të inovacionit do kenë gati edhe muzeun e parë, e cila do jetë tërësisht me Inteligjencë Artificiale.
MA REDAKTO PERPUNO SI LAJM
Kryeministri Edi Rama ishte këtë të enjte në Berat, ku zhvilloi një takim me përfaqësues të sektorit të teknologjisë, inovacionit dhe start-up-eve.
Gjatë fjalës së tij, Rama paralajmëroi një projekt ambicioz me përmasa ndërkombëtare, që pritet të prezantohet në muajin shtator, në bashkëpunim me kompani dhe aktorë të rëndësishëm të teknologjisë që operojnë në Shqipëri.
Po ashtu, ai bëri të ditur se në bashkëpunim me përfaqësues të inovacionit dhe teknologjisë, do të finalizohet një tjetër risi për Shqipërinë, muzeu i parë i ndërtuar dhe funksionalizuar tërësisht me Inteligjencë Artificiale (AI).
Rama: Ka qenë kënaqësi të njoh disa inovatorë edhe më prezantuan edhe një dokument të vjetër që ishte shumë tërheqës për qendrën e mendimit novator, ka qenë shumë impresionuese të njiheshim më shumë gjëra interesante dhe si rrjedhojë kanë prodhuar një sërë eventesh që do prezantojmë, qoftë për të prezantuar inovacionet tuaja në turizëm, ndërtim, qoftë për të pasur një ballafaqim me bankat, për të përcjellë mesazhin për bankat që janë në kushtet e një prapambetje që po e cenon progresin e sektorit. Të gjithë instrumentet nga ana e sektorit janë në dispozicion.
Këmbëngulja e bankave për të mos lëvizur me të njëjtin ritëm, pengon ndërveprimet me transaksionet financiare. Po kaq e rëndësishme që në Tiranë, shtator do ta arrijmë ti japim botës së arkitekturës bashkëkohore një inovacion që vjen nga një start up shqiptarësh dhe nëse është ashtu siç më duket nga sa pashë, do të ndryshojë shumë mënyrën si funksionon gjithë sektori dhe studio e arkitekturës botërisht.
Me shumë gëzim, përgjegjësi unë do angazhohem personalisht për të parë nëse mund të ndërtojmë në Shqipëri me këtë teknologji të re të propozuar nga start up muzeun e parë tërësisht me IA. Besoj që është e udhës që nga tryezat të bëhen referimet e përmbledhura, unë po e nis me tryezën ku mora pjesë si një nga dëgjuesit.