Fri, Jul 18, 2025

“Flamurtari skuadër me traditë”, drejtori i Elbasanit komenton shortin: Të arrijmë objektivat tona këtë sezon, kemi pritshmëri të larta

  • PublishedJuly 18, 2025

“Flamurtari skuadër me traditë”, drejtori i Elbasanit komenton shortin: Të arrijmë objektivat tona këtë sezon, kemi pritshmëri të larta

Drejtori sportiv i Elbasanit, Elton Guranjaku foli për mediat për duelin me Flamurtarin në javën e parë të Superiores. Ai foli për pritshmëritë e klubit si dhe skemën e re të kampionatit.

“E nisim kundër Flamurtarit, një skuadër e fortë dhe me traditë në Shqipëri, e kemi pasur rival në Kategorinë e Parë për ngjitjen në Superiore, tani e presim në shtëpi. Të gjitha kanë synimin e tyre, e rëndësishme është ta nisim mbarë dhe të bëjmë një kampionat të bukur. Pritshmëritë janë mjaft të larta për klubin tonë, për investimet që kemi bërë, sezonin e kaluar u luftua deri në javën e fundit dhe ajo e ndau që Elbasani mos shkonte në Europë. Të arrijmë objektivat tona këtë sezon. Nesër kemi një ndeshje miqësore, nisim drejt Greqisë ku do të rrimë për 3 javë, rikthehemi në 8 gusht ku do të bëhemi gati për javën e parë të Superiores. Merkatoja është ajo që është, kemi afruar një portier nga Superliga e Çekisë, një sulmues dhe mesfushor. Deri tani jemi pothuajse të plotësuar, nëse del ndonjë okazion që mund të na bëjë punë do të futemi. Kemi më shumë eksperiencë se sezonin e kaluar, mendoj që do të bëjmë më mirë.

SKEMA- Nga të dyja opsionet që ishin, ai i dyti më pëlqeu më shumë duke qenë se i jep mundësinë skuadrës të luajë tre ndeshje në “Air Albania”. Është një reklamë e mirë për futbollin shqiptar edhe për lojtarët e klubet. Ky opsion ishte i duhuri”, deklaroi Guranjaku.


AlbaniaWeb.net