Gara për drejtimin e BKH-së, 7 kandidatë kalojnë në fazën tjetër! Ja kur duhet të paraqiten në SPAK
SPAK ka njoftuar se gara për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) ka hyrë në një fazë të re. Shtatë kandidatët që kanë kaluar përzgjedhjen e parë janë thirrur të paraqiten më 22 korrik, në orën 09:00, pranë zyrave qendrore të SPAK.
Në këtë raund, kandidatët do t’i nënshtrohen testimit me ese, një hap kyç në procedurën e përzgjedhjes së drejtuesit të ardhshëm të këtij institucioni strategjik për hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.