Napoli, mesfushori: U përshtat shpejt, mezi pres sezonin e ri
Mesfushori i Napolit, Scott McTominay, foli për çështje të ndryshme, në një intervistë të dhënë së fundmi.
“Përshtatja në Serie A u bë shumë i lehtë nga trajneri Conte dhe shokët e mi të ekipit, të cilët kanë qenë fantastikë me mua që nga momenti që kam ardhur.
Doja vetëm të punoja sa më shumë që të ishte e mundur, të bëhesha sa më në formë dhe të tregoja cilësitë e mia në fushë. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me sezonin e kaluar, por edhe me këtë: një kapitull i ri, lojtarë të rinj dhe mezi pres të fillojmë” – tha ai.