Fri, Jul 18, 2025

Pamjet pas shpërthimit në qendër të Tiranës, lokali me xhamat e bërë copash nga lënda plasëse

  • PublishedJuly 18, 2025

Pamjet pas shpërthimit në qendër të Tiranës, lokali me xhamat e bërë copash nga lënda plasëse

Panorama.al ka siguruar pamje nga vendngjarja ku një sasi lënde plasëse u vendos në hyrje të një lokali në Rrugën e Durrësit, në qendër të Tiranës.

Nga shpërthimi i ndodhur rreth orës 03:45 janë dëmtuar rëndë xhamat e lokalit, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas të dhënave zyrtare, lënda plasëse ishte vendosur pranë derës hyrëse të ambientit, në pronësi të shtetasit me iniciale A. S. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në terren dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.