Fri, Jul 18, 2025

Tymi i faturës për qumështin dhe mjaltin

  • PublishedJuly 18, 2025

Tymi i faturës për qumështin dhe mjaltin

NGA FATOS ÇOÇOLI 

Nga e hëna 14 korrik 2025, inspektorë të tatimeve, në bashkëpunim me punonjës të bashkisë dhe me policinë bashkiake, kanë nisur kontrollet në tregje, pika grumbullimi, baxho, dyqane dhe njësi shitjeje të produkteve bujqësore dhe blegtorale. Po kontrollojnë imtësisht tregjet e shitjes se produkteve të bulmetit dhe të mjaltit, duke kërkuar për çdo shitje nxjerrjen e faturës përkatëse tatimore. Kjo nismë, e ndërmarrë me urdhër të kryeministrit, është pjesë e fazës së re të luftës kundër informalitetit në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë. Tymi i këtij aksioni, përfitimet dhe sfidat e tij, do të duken pak më vonë. Deri tani, 90 për qind e qumështit që tregtohet tek ne shitet pa faturë. Qëllimi i nismës është të formalizojë aktivitetin ekonomik të fermerëve dhe bletarëve, të sigurojë transparencë për konsumatorin mbi origjinën dhe cilësinë e qumështit dhe mjaltit që blejmë, si dhe të krijojë mundësi më të mëdha për përfitim nga skemat e subvencioneve(parave falas) shtetërore, për bujqit tanë që lëshojnë faturë, duke u regjistruar dhe duke marrë një NIPT(numër regjistrimi pranë organeve tatimore). Marrja e NIPT-it për fermerët bëhet shumë thjesht, mjafton bujku të aplikojë pranë drejtorisë rajonale, çdo fermer apo tregtar i produkteve ushqimore, që shet qumësht ose mjaltë, duhet të lëshojë faturë tatimore elektronike për çdo shitje, pavarësisht sasisë. Mungesa e faturimit po ndëshkohet me gjoba dhe paralajmërime për pezullim aktiviteti për rastet e përsëritura. Shoqata të fermerëve kanë kërkuar më shumë informim dhe mbështetje teknike për procesin e fiskalizimit, duke kërkuar kohë adaptimi për fermerët e vegjël. Qeveria është shprehur se nuk ka kthim pas në zbatimin e ligjit dhe se do të ofrojë asistencë për ata që janë të gatshëm të formalizohen.

Ministria e Financave ka folur për trajnime për fermerët dhe tregtarët e produkteve ushqimore në zonat rurale, mbi përdorimin e sistemit të fiskalizimit dhe mënyrat e deklarimit të shitjeve të tyre. Fatura tatimore për shitjen e produkteve bujqësore dhe blegtorale nuk është vetëm një detyrim ligjor, por edhe një instrument i rëndësishëm që sjell dobi konkrete për fermerët, bletarët, konsumatorët dhe shtetin. Po cilat janë këto përfitime?

Se pari, bujqit, fermerët dhe bletërritësit do të mund të përfitojnë nga subvencionet(paratë falas) shtetërore dhe skemat mbështetëse të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Deri tani, pa NIPT-in tatimor, nuk e kishin këtë mundësi.

Së dyti, fermerët që punojnë të formalizuar dhe lëshojnë faturë tatimore, do të mund të përfitojnë edhe nga programet e mbështetjes financiare të Bashkimit Evropian.

Së treti, me shitjen e produkteve ushqimore me fature tatimore online, si konsumatorë përfitojmë nga një siguri më e madhe në treg. Ai fermer që ka menduar të shesë qumësht të skaduar apo me ujë, apo mjaltë që të tillë e ka vetëm emrin, me faturën që lëshon kapet shumë kollaj dhe ti si qytetar, po u ankove nga malli i blerë me këtë lloj mashtrimi, e gjen shumë kollaj mashtruesin. Fatura i bën të gjithë shitësit tanë ushqimorë më të disiplinuar dhe të përgjegjshëm për mallin që shesin dhe që ka të bëjë me jetën tonë.

Së katërti, me faturë dhe dokumentacion të rregullt, fermerët dhe bletarët mund të hyjnë më lehtë në kontrata me baxhot, pikat e grumbullimit dhe edhe me vetë supermerkatot e tregjet e mëdha, duke siguruar shitje të qëndrueshme.

Së pesti, formalizimi përmes faturës tatimore online për qumështin dhe mjaltin e shitur, i hap rrugën zhvillimit të mëtejshëm të biznesit për shitësit dhe grumbulluesit, për aplikim për kredi të buta, investime në pajisje moderne dhe për rritje të prodhimit.

Së gjashti, fatura tatimore barazon kushtet e lojës në treg, duke i mbrojtur të gjithë ata që e lëshojnë, nga konkurrenca e pandershme në treg.

Së shtati, si konsumatorë, kur blejmë me faturë na shtohet besimi në produktet vendase, pasi fatura për qumështin apo mjaltin që blejmë, është një lloj garancie se po marrim një produkt të kontrolluar dhe të certifikuar.

Së teti, fatura që marrim na jep të drejtë si konsumatorë të ankohemi, të na kthehen paratë e shpenzuara, ose të fillojë një hetim nga organet ligjvënëse, në rast mashtrimi me çmimin apo me cilësinë.

Së nënti, mijëra faturat e lëshuara në qumështin apo mjaltin e blerë, na e zvogëlojnë ndjeshëm informalitetin në ekonominë tonë. Ato na japin të dhëna të sakta për politikat bujqësore. Këto të dhëna ndihmojnë qeverinë të hartojë politika më të drejta për zhvillimin e sektorit bujqësor dhe blegtoral.

Së dhjeti, ne, si vend kandidat për në Bashkimin Evropian, e kemi detyrim të afrohemi me praktikat e Bashkimit Evropian në fiskalizim dhe siguri ushqimore. Faturimi i qumështit dhe mjaltit është një hap drejt integrimit dhe tregut të përbashkët europian. Pra, tymin kjo faturë e lëshon shumë të madh. Fatura tatimore për qumështin dhe mjaltin nuk është një pengesë, por një mundësi zhvillimi për ne. Nuk është një takse shtesë për bujqit tanë, por një shans që ata të ndihmohen nga subvencionet e shtetit. Ajo është një element themelor për ndërtimin e një tregu të drejtë, të sigurt dhe të formalizuar, ku prodhuesi përfiton më shumë, konsumatori blen më me siguri dhe shteti vepron më me drejtësi.

Zbatimi korrekt i faturës tatimore në shitjet e qumështit dhe mjaltit është një test për seriozitetin e shtetit në raport me sektorin informal dhe një thirrje për vetëndërgjegjësim për fermerët tanë, në bujqësi dhe blegtori.

Nga e hëna 14 korrik 2025, inspektorë të tatimeve, në bashkëpunim me punonjës të bashkisë dhe me policinë bashkiake, kanë nisur kontrollet në tregje, pika grumbullimi, baxho, dyqane dhe njësi shitjeje të produkteve bujqësore dhe blegtorale. Po kontrollojnë imtësisht tregjet e shitjes së produkteve të bulmetit dhe të mjaltit, duke kërkuar për çdo shitje nxjerrjen e faturës përkatëse tatimore. Kjo nismë, e ndërmarrë me urdhër të kryeministrit, është pjesë e fazës së re të luftës kundër informalitetit në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë. Tymi i këtij aksioni do të duken pak më vonë. Deri tani, 90 për qind e qumështit që tregtohet tek ne shitet pa faturë. Qëllimi i nismës është të formalizojë aktivitetin ekonomik të fermerëve dhe bletarëve, të sigurojë transparencë për konsumatorin mbi origjinën dhe cilësinë e qumështit dhe mjaltit që blejmë, si dhe të krijojë mundësi më të mëdha për përfitim nga skemat e subvencioneve (parave falas) shtetërore, për bujqit tanë që lëshojnë faturë, duke u regjistruar dhe duke marrë një NIPT (numër regjistrimi pranë organeve tatimore).

Marrja e NIPT-it për fermerët bëhet shumë thjesht, mjafton bujku të aplikojë pranë drejtorisë rajonale, çdo fermer apo tregtar i produkteve ushqimore, që shet qumësht ose mjaltë, duhet të lëshojë faturë tatimore elektronike për çdo shitje, pavarësisht sasisë. Mungesa e faturimit po ndëshkohet me gjoba dhe paralajmërime për pezullim aktiviteti për rastet e përsëritura. Shoqata të fermerëve kanë kërkuar më shumë informim dhe mbështetje teknike për procesin e fiskalizimit, duke kërkuar kohë adaptimi për fermerët e vegjël. Qeveria është shprehur se nuk ka kthim pas në zbatimin e ligjit dhe se do të ofrojë asistencë për ata që janë të gatshëm të formalizohen. Ministria e Financave ka folur për trajnime për fermerët dhe tregtarët e produkteve ushqimore në zonat rurale, mbi përdorimin e sistemit të fiskalizimit dhe mënyrat e deklarimit të shitjeve të tyre. Fatura tatimore për shitjen e produkteve bujqësore dhe blegtorale nuk është vetëm një detyrim ligjor, por edhe një instrument i rëndësishëm që sjell dobi konkrete për fermerët, bletarët, konsumatorët dhe shtetin. Po cilat janë këto përfitime?

Së pari, bujqit, fermerët dhe bletërritësit do të mund të përfitojnë nga subvencionet (paratë falas) shtetërore dhe skemat mbështetëse të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Deri tani, pa NIPT-in tatimor, nuk e kishin këtë mundësi.

Së dyti, fermerët që punojnë të formalizuar dhe lëshojnë faturë tatimore, do të mund të përfitojnë edhe nga programet e mbështetjes financiare të Bashkimit Evropian.

Së treti, me shitjen e produkteve ushqimore me faturë tatimore online, si konsumatorë përfitojmë nga një siguri më e madhe në treg. Ai fermer që ka menduar të shesë qumësht të skaduar apo me ujë, apo mjaltë që të tillë e ka vetëm emrin, me faturën që lëshon kapet shumë kollaj dhe ti si qytetar, po u ankove nga malli i blerë me këtë lloj mashtrimi, e gjen shumë kollaj mashtruesin. Fatura i bën të gjithë shitësit tanë ushqimorë më të disiplinuar dhe të përgjegjshëm për mallin që shesin dhe që ka të bëjë me jetën tonë.

Së katërti, me faturë dhe dokumentacion të rregullt, fermerët dhe bletarët mund të hyjnë më lehtë në kontrata me baxhot, pikat e grumbullimit dhe edhe me vetë supermerkatot e tregjet e mëdha, duke siguruar shitje të qëndrueshme.

Së pesti, formalizimi përmes faturës tatimore online për qumështin dhe mjaltin e shitur, i hap rrugën zhvillimit të mëtejshëm të biznesit për shitësit dhe grumbulluesit, për aplikim për kredi të buta, investime në pajisje moderne dhe për rritje të prodhimit.

Së gjashti, fatura tatimore barazon kushtet e lojës në treg, duke i mbrojtur të gjithë ata që e lëshojnë, nga konkurrenca e pandershme në treg.

Së shtati, si konsumatorë, kur blejmë me faturë na shtohet besimi në produktet vendase, pasi fatura për qumështin apo mjaltin që blejmë, është një lloj garancie se po marrim një produkt të kontrolluar dhe të certifikuar.

Së teti, fatura që marrim na jep të drejtë si konsumatorë të ankohemi, të na kthehen paratë e shpenzuara, ose të fillojë një hetim nga organet ligjvënëse, në rast mashtrimi me çmimin apo me cilësinë.

Së nënti, mijëra faturat e lëshuara në qumështin apo mjaltin e blerë, na e zvogëlojnë ndjeshëm informalitetin në ekonominë tonë. Ato na japin të dhëna të sakta për politikat bujqësore. Këto të dhëna ndihmojnë qeverinë të hartojë politika më të drejta për zhvillimin e sektorit bujqësor dhe blegtoral.

Së dhjeti, ne, si vend kandidat për në Bashkimin Evropian, e kemi detyrim të afrohemi me praktikat e Bashkimit Evropian në fiskalizim dhe siguri ushqimore. Faturimi i qumështit dhe mjaltit është një hap drejt integrimit dhe tregut të përbashkët europian. Pra, tymi nga kjo faturë është i madh. Fatura tatimore për qumështin dhe mjaltin nuk është një pengesë, por një mundësi zhvillimi për ne. Nuk është një taksë shtesë për bujqit tanë, por një shans që ata të ndihmohen nga subvencionet e shtetit.

Ajo është një element themelor për ndërtimin e një tregu të drejtë, të sigurt dhe të formalizuar, ku prodhuesi përfiton më shumë, konsumatori blen më me siguri dhe shteti vepron më me drejtësi. Zbatimi korrekt i faturës tatimore në shitjet e qumështit dhe mjaltit është një test për seriozitetin e shtetit në raport me sektorin informal dhe një thirrje për vetëdijesim për fermerët tanë, në bujqësi dhe blegtori.

/Gazeta Panorama