Sun, Jul 20, 2025

Dy biznesmenët në Ksamil ishin konfliktuar edhe më parë, dalin pamjet nga sherri i para një muaj

  • PublishedJuly 19, 2025

Dy biznesmenët në Ksamil ishin konfliktuar edhe më parë, dalin pamjet nga sherri i para një muaj

Konflikti i dhunshëm mes dy biznesmenëve në Ksamil, Agim Taraj dhe Albert Pashaj, i ndodhur këtë të shtunë në sy të pushuesve dhe familjarëve, nuk është i pari mes tyre. Burime bëjnë me dije se dyshja është përplasur fizikisht edhe një muaj më parë, për të njëjtën arsye.

Shkaku i tensioneve të përsëritura mes Tarajt dhe Pashajt lidhet me hapësirat e plazhit, për të cilat të dy pretendojnë pronësinë dhe të drejtën e menaxhimit. Taraj është pronar i “Sunset Restaurant Ksamil”, ndërsa Pashaj i “Euro Hotel Ksamil”, të dy biznese që operojnë ngjitur në vijën bregdetare.

Pamje të publikuara së fundmi tregojnë një tjetër përplasje mes tyre, e ndodhur rreth një muaj më parë, ku tensioni verbal mes palëve kalon në agresion fizik. Kjo tregon se konflikti mes tyre ka qenë i vazhdueshëm dhe i njohur, por nuk është menaxhuar në kohë nga autoritetet.

hhhh

Screenshot_22