Sat, Jul 19, 2025

Gol dhe asist, Uzuni në formacionin e javës në MLS, e vlerëson edhe trajneri i Austin

  • PublishedJuly 19, 2025

Gol dhe asist, Uzuni në formacionin e javës në MLS, e vlerëson edhe trajneri i Austin

Nuk ka arritur ende maksimumin e tij, të paktën jo në nivelet e Granada-s, kjo dhe për vetë faktin se iu desh pak kohë të përshtatet në SHBA, por Myrto Uzuni vërtetoi edhe një herë në javën e fundit të MLS se është një lojtar me shumë klas. Ndaj Los Angeles Galaxy, “bomberi” kuqezi zhvilloi një ndeshje perfekte, ku realizoi një gol shumë të bukur dhe dhuroi një asist. Paraqitja e Uzunit u vlerësua maksimalisht duke u bërë pjesë edhe formacionit më të mirë të javës në Amerikë.

Uzuni
Uzuni

Shifrat e Uzunit nuk janë ende aty ku duhet, pasi deri më tani, në 18 javë kampionat, ka realizuar vetëm 2 gola dhe ka dhuruar 2 asiste, por këto shifrat nuk e shqetësojnë aspak trajnerin e Austin, Nico Estevez:

“Ai e ka cilësinë dhe kjo është dëshmuar. Çdo gjë tjetër, e gjithë zhurma tjetër, i gjithë kriticizmi janë gjepura dhe vijnë nga njerëz që dinë shumë pak nga futbolli”, u shpreh Austin. Kujtojmë që klubi amerikan investoi 12 milionë euro për të blerë Uzunin nga Granada, ky ishte transferimi më i shtrenjtë në histori për Ausin duke shtuar edhe më shumë presionin mbi sulmuesin kuqezi.

()


AlbaniaWeb.net