Inter i “pret biletën” Asllanit, Ausilio i bën dalje: Bën mirë të largohet, ia kemi bërë të qartë
Në media flitej prej kohësh, që Inter kishte nxjerr në shitje Asllanin, por tashmë vjen dhe konfirmimi zyrtar nga vetë drejtori zikaltër, Piero Ausilio. I pranishëm në një eveniment bamirësie, Ausiolo u ndal nga gazetarët e shumtë, duke iu përgjigjur një sërë pyetjesh në lidhje me merakton, në hyrje dhe në dalje. Ausilio u treguar i drejtpërdrejtë, duke folur me emra konkret. Pasi preku disa nga çështjet më të nxehta si ajo e Lookman apo Calhanoglu, Ausiolo i dërgoi një mesazh të qartë edhe Kristjan Asllanit:
“Asllanit ia kemi komunikuar vendimin tonë. Pas 3 vitesh është e drejtë që të largohet për të luajtur diku tjetër më shumë. Kemi bërë disa zgjedhje, të gjithë lojtarët që janë në shitje janë informuar në mënyrë të qartë, të ndershme dhe transparente. Kush duhet të largohet tashmë e di”, u shpreh Ausilio.
Drejtori i Inter nuk e mohoi as faktin se po punojnë për të afruar në Milano sulmuesin e Atalanta-s, Ademola Lookman: “Lookman na pëlqen, kemi folur me Atalantën, por nuk do të bëjmë tentativa të ekzagjeruara. E njëjta gjë vlen edhe për të tjerët. Calhanoglu? Ai do të qëndrojë. Nuk na ka kërkuar kurrë të largohet. Frattesi është i pashitshëm, ashtu si edhe Thuram”, theksoi ndër të tjera Drejtori Sportiv i Interit.
()