Makina përplas turmën e njerëzve në Los Angeles, raportohet për më shumë se 20 të plagosur
Më shumë se 20 persona u plagosën pasi një makinë u përplas me një turmë njerëzish në East Hollywood të shtunën në mëngjes.
Sipas mediave amerikane, tre persona ishin në gjendje kritike, gjashtë në gjendje të rëndë dhe 19 në gjendje të mirë.
Incidenti ndodhi pranë kryqëzimit të Santa Monica Boulevard dhe Vermont Avenue pasi shoferi humbi ndjenjat në timon.
Nga hetimet ka rezultuar se shoferi pasi ka humbur ndjenjat, automjeti që drejtonte ka goditur një karrocë dhe më pas ka hyrë në një turmë të madhe njerëzish jashtë një klubi në East Hollywood.