Të shtëna në koncertin e tij në Palasë, reagon Yll Limani
Ajo që pritej të ishte një natë plot energji dhe muzikë me Yll Limanin në klubin “Lollipop” në Palasë, përfundoi në panik dhe tension. Gjatë performancës së këngëtarit të njohur dhe grupit Three Dots, një incident i rëndë ndodhi në zonën VIP të lokalit. Sipas raportimeve, një debat verbal mes dy grupeve degjeneroi shpejt në një përplasje fizike, duke alarmuar të pranishmit. Publiku, i befasuar nga situata, u përpoq të largohej menjëherë, duke krijuar rrëmujë dhe duke lënë pas sendet personale.
Në reagimin e tij pas koncertit, Ylli Limani u shpreh i zhgënjyer në rrjetet sociale:
“Çka nisi si një mbramje perfekte, u la në gjysmë për shkak të një konflikti që ndodhi. Më vjen shumë keq edhe ishalla jeni krejt mirë”.
Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar rëndë, por organizatorët pritet të marrin masa për ngjarje të tilla në të ardhmen.