VIDEO/ Shishe në fushë dhe përplasje fizike, miqësorja mes Elbasanit dhe Pogradecit përfundon me sherr masiv
Takimi miqësor i zhvilluar në “Elbasan Arena” mes AF Elbasanit dhe Pogradecit, i cili përfundoi me rezultatin e barabartë 2-2, nuk kaloi pa incidente. Pavarësisht natyrës miqësore të ndeshjes, tensionet u rritën në minutat e fundit duke përfshirë jo vetëm futbollistët në fushë, por edhe tifozët në tribuna.
Shkak për përplasjet u bë sjellja provokuese e njërit prej lojtarëve të Pogradecit, i cili me gjeste dhe fjalë u përpoq të provokonte kundërshtarët në disa raste gjatë ndeshjes. Kjo çoi në reagime të ashpra duke kulmuar me momente tensioni si në fushë, ashtu edhe në tribuna, ku pati përplasje fizike dhe ndërhyrje nga stafet respektive për të qetësuar situatën.
Pavarësisht incidenteve, fatmirësisht nuk pati pasoja serioze, ndërsa organizatorët shpresojnë që raste të tilla të shmangen në ndeshjet e ardhshme, për të ruajtur frymën sportive që duhet të karakterizojë ndeshjet miqësore.
()