Sun, Jul 20, 2025

Atletika njolloset përsëri, rekordmenia botërore e maratonës pezullohet për doping

  • PublishedJuly 20, 2025

Atletika njolloset përsëri, rekordmenia botërore e maratonës pezullohet për doping

Mbajtësja e rekordit botëror në maratonë për femra, Ruth Chepngetich, është pezulluar përkohësisht nga Njësia e Integritetit të Atletikës për praninë dhe përdorimin e një substance të ndaluar.

Një diuretik – hidroklorotiazid (HCTZ) – u zbulua në një mostër të marrë nga atletja keniane më 14 mars, sipas një deklarate të lëshuar së fundi nga Njësia e Integritetit të Atletikës (AIU). Kreu i AIU-së, Brett Clothier, e komentoi kështu situatën me kampionen keniane: “Chepngetich nuk u pezullua përkohësisht nga AIU në kohën e njoftimit, megjithatë, më 19 prill, ajo zgjodhi një pezullim të përkohshëm vullnetar ndërsa hetimi i AIU-së ishte në vazhdim.

Në muajt ndërmjetës, AIU vazhdoi hetimin e saj dhe këtë të enjte njoftoi vendimin për pezullimin e saj të përkohshëm”. Atletja tani ka të drejtë që çështja e saj të dëgjohet në një Gjykatë Disiplinore.

Keniania vendosi rekordin e femrave për distancën e maratonës (42.2 km) në Çikago tetorin e kaluar, duke u bërë gruaja e parë që theu barrierën e 2 orëve e 10 minutave, duke shënuar rekordin 2:09:56. Ajo garoi edhe në maratonën e Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, të mbajtura në vitin 2021, por nuk arriti ta përfundonte garën. 30-vjeçarja keniane duhej të vraponte në Maratonën e Londrës në prill të këtij viti, por u tërhoq, duke thënë se nuk në formën e saj më të mirë.


AlbaniaWeb.net