Bayern në sulm për Luis Diaz, gati oferta
Ndërsa Liverpooli është fare pranë transferimit të Ekitiké, Bayern Munich kërkon të përfitojë në maksimum dhe së fundmi është hedhur në sulm për lojtarin e The Reds, Luis Diaz.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, bavarezët po përgatisin një ofertë prej 90 milionë eurosh që duhet të arrijë te gjigandët anglez në orët e ardhshme.
Luis Diaz ka arritur tashmë një marrëveshje me klubin gjerman për një kontratë deri në vitin 2029 dhe një pagë prej 14 milionë eurosh në vit. Akordi është afër dhe Bayern Munich duket se më në fund e ka gjetur anësorin e preferuar.