Sun, Jul 20, 2025

Eliminimi nga Liga e Konferencës, mbrojtësi i Partizanit përfundon në Francë

  • PublishedJuly 20, 2025

Eliminimi nga Liga e Konferencës, mbrojtësi i Partizanit përfundon në Francë

Saliu Sembene është aktualisht në Francë. Partizani u eliminua që në turin e parë të Ligës së Konferencës dhe këto ditë po shërbejnë për pushime.

Vetë Sembene ka publikuar foto nga Parisi. Mbrojtësi i të kuqve është prej katër vitesh me skuadrën kryeqytetase.

23-vjeçari luajti si titullar dhe të plota të dyja ndeshjet e Europës. Ndaj Kaljus u preferua si mesfushor, për shkak edhe të paraqitjeve nga fundi i sezonit të kaluar.

Partizani do të kthehet në fushë përgjatë javës së ardhshme. Në fokus do të jenë përgatitjet për kampionatin.


AlbaniaWeb.net