Sun, Jul 20, 2025

Takimet në burgje, Efi Dhedhes: Inicialet e mia janë I.Dh, jo E.Dh

  • PublishedJuly 20, 2025

Takimet në burgje, Efi Dhedhes: Inicialet e mia janë I.Dh, jo E.Dh

Efi Dhedhes ka reaguar për herë të parë pas thashethemeve të shpërndara në disa portale dhe komente në rrjet, ku është përfolur si një nga vajzat e njohura të showbiz-it që, sipas zërave, ka pasur kontakte me persona të dënuar në burg.

Për të sqaruar situatën, ish-banorja e “Big Brother VIP Albania” ka publikuar një video në InstaStory, ku mohon në mënyrë kategorike çdo lidhje me këto lajme.

“Nuk kam pasur asnjëherë takime të tilla dhe nuk kam asnjë lidhje me këto pretendime,” tha ajo. Efi theksoi se po përflitet pa asnjë bazë dhe se ky lloj sulmi personal është i dëmshëm dhe i pajustifikueshëm.

“Inicialet e mia janë I.Dh dhe jo E.Dh,” shtoi ajo, duke iu referuar mënyrës se si është përfolur në rrjet.