Tare mund të mbetet larg Milanit ditët në vijim, merkato me objektivat e verës e pengojnë
Milani është në një moment kyç për sezonin e ri. Skuadra ka disa largime dhe afrime, ndërsa të tjera priten në vijim. Për këtë edhe Igli Tare me shumë gjasa nuk do të udhëtojë me ekipin për fazën përgatitore.
Te Milani presin që zyrtarizimet të vijnë brenda 10 ditëve të ardhshme. Për këtë puna intensive mbetet në dorën e Tares.
51-vjeçari nga Vlora ka Ardon Jasharin si një nga objektivat kryesorë. Në anën tjetër kërkohet me domosdo një mbrojtës që mbulon linjën e djathtë.
Deri tani Milani ka transferuar Samuele Riçin dhe Luka Modriç me eksperiencë. Po ashtu nga Fiorentina është afruar Pietro Teraciano.
PANORAMASPORT.AL